Në sferën e muzikës të cilën e ka primare, reperi Genc Prelvukaj po vazhdon të korr suksese çdo herë e më shumë me hitet që po i sjell nën petkun e Etnon.
Por duket se ky fakt nuk ia ka përmbushur synimet që reperi i ka jo vetëm në muzikë.
Ai në NIN të Klan Kosova tregoi se në plan ka edhe doktoraturën në fushën e historisë, megjithëse jo në një të ardhme të afërt por mundet edhe pas të 40-tave.
Ndryshe, Genci është i diplomuar në shkenca politike, lëmi të cilën edhe e praktikoi për një kohë kur ishte i involvuar në ministri, para tërheqjes për t’iu përkushtuar muzikës me tërë kapacitetet. /Prive.al/