Me një performancë të hitit të saj ‘Bonbon’, Era Istrefi mbrëmë mbajti në nivel atmosferën në koncertin e madh të David Guettas në Shkup.
Me takimet e pashmangshme në prapaskenë, normalisht se nuk kishin se si të mungojnë edhe fotot.
Një të tillë e ka postuar Era me DJ-in e njohur botëror duke treguar përshtypjet e saj.
‘Ishte një kënaqësi e madhe ta takoj’ – është shprehur këngëtarja në foton e postuar.
Diku në sfond, përpos menaxherit Faton Shoshi duket edhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha. /Prive.al/