Nëse jo këngë, çka do vidhte Robert?!

By

Ka tre ditë që nga publikimi i këngës ‘MIA’ ose ndryshe ‘Made in Albania’ nga këngëtari tashmë i ri në skenën muzikore,Robert Berisha.

Ai për publikun nuk është fytyrë e re,ngase përveq që e njohim si bashkëshorti i Nora Istrefit,gjithashtu ishte pjesë e grupit muzikor që e shoqëronte këngëtarin Sinan Vllasaliu.

Karrierën e tij solo ai vendosi që ta filloi me po këtë këngë,me ‘MIA’,mirëpo që nuk ditën e parë të publikimit të asaj u aludua se kjo këngë është plagjiaturë.

‘Made in Rumunia’ është po ajo këngë që e zbehi që në fillim deputimin e tij si këngëtarë.Mirëpo,kjo nuk perfundoi me kaq.

Eshtë po Roberti i cili duket te jetë prekur nga këto akuza dhe ka vendosur që këtyre fjalëve t’i jap fund. Me anë të një postimi të bërë nga vet ai shihet kontrata ku i lejohet marrja e këngës,këngëtarit Robert Berisha,nga autorët e këngës e versionit origjinal ‘Made in Rumunia’.

Mirëpo,ai përveq që bënë publikimin e kësaj kontrateje,mes tjerash shprehet se ‘keni drejt mos me pelqy kangen…veq me vjedh kangen e dikujt sot nuk ka mundësi…e per me vjedh kisha pas qef me vjedh naj banke te zvicres se per ni kang skem nevoj’./Prive.al/

Untitled-1ye

 

Artikuj të ngjashëm