Në listën e meshkujve shqiptar më seksi, kemi harruar një këngëtar!

By

Ledri Vula, Blerim Destani, Capital T, Lorik Cana e Robert Berisha. Këta janë vetëm disa prej meshkujve më HOT në listën e gjatë.

Por, siç duket, një rangim i tillë duhet përditësuar edhe me këngëtarë të rinj të moshë që dita-ditës po habisin me imazhin e tyre.

Ndër ta, pa dyshim se është Alban Ramosaj, këngëtari i talentuar nga familja e njohur që rrugëtimin e tij artistik e nisi në ‘The Voice’ për ta vazhduar më pas projekte si ‘Çkemi’ e ‘A më do’.

Talenti dhe muzika e veçantë që e kultivon duket të mos jetë karakteristika e vetme e Albanit. Në një imazh të postuar dje, ku ai siç shihet ka nisur sezonin veror, ai ka lënë pa fjalë shumë vajza.

Me një fizik të shkëlqyer, Albani i ri në moshë, definivitisht mund të themi se hyn ndër meshkujt më atraktiv në skenën muzikore shqiptare. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm