Gjyste Vulaj pranon një dhuratë të çuditshme!

By

Kemi parë që estrada shqiptare merr shumë dhurata të personalizuara. Nga veshje me emrin e tyre, deri tek furgon si ai i Noizyt.

Por, një gjë është e sigurt se asnjëherë s’kemi parë gërshërë me emrin e një këngëtareje të njohur shqiptare.

Një dhuratë të tillë, Gjyste Vulaj e ka pranuar mbrëmë nga një mik i quajtur Behar.

Një palë gërshërë të gravuara me emrin e Gjystes dhe Sokolit ishin idea e mikut të këngëtares.

Kjo e fundit e ka falemnderuar shokun e saj përmes një postimi në rrjete sociale.  /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm