Motra e Dafina Zeqirit ka diçka për të thënë!

By

Në portale, ditëve të fundit kanë qarkulluar imazhe të motrës së këngëtares Dafina Zeqiri.

Modelja e suksesshme në Amerikë, për të cilën nuk është folur shpesh në publik, u portretizua si një gjysmë-motër nga ana e babait.

U tha se Besa Tafari është motra e këngëtares nga babai. Megjithatë, kjo e fundit ka demantuar këto raportime në rrjete sociale.

Prive.al ka siguruar një komunikim të Besës ku ajo shprehet e befasuar nga raportimet se është motra e Dafinës nga një martesë tjetër e babait.

‘Motra jena 100%, nuk kam tjetër nan ose bab. Me nji shpi jemi rrit dhe me nji nan’ – ka deklaruar Besa.

Besa dhe Dafina kanë një diferencë vetëm prej disa muajsh me njëra-tjetrën dhe në intervista të mëhershme, modelja kishte pranuar të flasë pak për babain e tyre.

Mes tjerash, ajo pati deklaruar se ai, atë dhe Dafinën i donte të vdekura.

Ndryshe, pas një kaerriere mjaft të suksesshme në Suedi, Besa tash e një kohë po jeton në SHBA. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm