Njihuni me bukuritë përrallore të Tajlandës (VIDEO)

By

Është bërë traditë që moderatorja e njohur e Prive Liberta Spahiu dhe ekipi i saj, të sjellë bukuritë e një destinacioni ekzotik të largët, si Maldives, Sri Lanka, Mauritius dhe Zanzibar – ndërkaq kësaj radhe Prive zgjodhi Tajlandën, dhe kjo u bë e mundur falë bashkëpunëtorëve AS Travel.

Aq shumë destinacione, kulturë dhe ushqim ju presin në Tajlandë – e kjo s’ka qenë asnjëherë më afër se sa tani falë As Travel.

E vendosur në Azinë Jugore – Tajlanda është e njohur për ushqimet e mrekullueshme, artet marciale, kulturën, plazhet dhe tempujt e shumë historik.

Emisioni do të sjellë pamje nga provinca e Krabit, që njihet me plazhet më të bukura në botë si Phi Phi Island – edhe nga Maya Beach ku nuk është çudi që krijuesit e filmit ‘The Beach’ ku luan Leonardo DiCaprio zgjodhën këtë plazh në ishullin Phi Phi Ley si vendin ku do ishte parajsa e tyre e humbur.

Këto e shumë të tjera që vështirë përmbledhen në disa fjali, ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm