Edhe Milaim Zeka bëhet sërish baba, ja cila është mënyra e përzgjedhjes së emrit të vajzës së sapo lindur (FOTO)

By

Gazetari Milaim Zeka sot u bë sërish baba, ai mëngjesin e hershëm ka pritur tek erdhi në jetë vajza e tij e vogël të cilën kishte dilema të mëdha se si ta pagëzonte.

Në një postim relativisht të gjatë, ai ka treguar se si janë dakorduar për zgjedhjen e emrit të vajzës duke ironizuar pak me disa shqiptarë që ndiejnë nostalgji për kohët e Jugosllavisë.

Ky është postimi i plotë i gazetarit Zeka:

“Jovanka Broz, Viza dhe Amelia

Sot, fiks ora 05 e 42 minuta, ne Stokholm, me lindi vajza e katert. Kater maj, mesiguri qe do jet dite e gezuar per shqiptaret. Shpresojme ne rekomandime per liberalizimin e vizave. Mbas pranimit ne UEFA, ky do jet gezim i radhes. Pet kete gezim, deshtem ta pagezonim vajzen me emrin Viza. Po jo, nuk i shkonte.
Emri i dyte, qe mu soll neper mend, mbasi qe me kater maj ka vdeke Tito, thash po ja lame emrin Jovanka. Shume e kane dashte shqiptaret Titon, edhe ma shume Jovanken. E kendojshin madje edhe kangen: Marshall Tita ne kali te bardhe, a po e din sa jem budalle. I dyti u nxejke e ja kriske: Marshall Tito ne kali te kuq, po na bane …
Po as kjo nuk na shkonte.

Emri per te cilin vendosem: Amelia dhe Ida. Emri i dyte eshte kujtim per gjyshen time te shtrenjte, Vahiden, qe une e kam quajtur – Ida.

Ju cka do gezoheni per viza, gjithmone u gezofshi. Ju qe e keni dashur Jovanken, gjithmone paqi dashuri.
Ne qe e duam Ameline, e falenderojme Zotin dhe gjithe juve, qe po e ndani gezimin me neve!” -është shprehur Zeka duke publikuar kështu edhe fotot e para të vajzës se tij të vogël.

Me jetë të gjatë! /PRIVE.AL/


13178983_243154906046560_8917516540878507971_n

 

 

Artikuj të ngjashëm