Noizy ndalohet nga policia, këto janë detajet!

By

Fakti se po udhëton me aeroplan privat nëpër Europë mund të jetë një përparësi për Noizyn mirëpo në raste të caktuara, probleme tjera po rezultojnë problem që ai të mbërrij me kohë nëpër koncerte.

Reperi i njohur ka munguar në një prej koncerteve të tij në Austri meqenëse për disa orë është ndalur nga policia austrike.

Prive.al mëson se bëhet fjalë për koncertin që Noizy ka pasur ta mbaj në Linz dy ditë më parë, menjëherë pas nisjes me aeroplanin privat nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës.

Në redaksinë tonë kanë ardhur shumë ankesa të fansave që kishin pritur të shijonin performancën e reperit në koncertin ku ai ishte paraparë të këndonte edhe me Xhensila Myrtezajn e cila nuk ka munguar.

Anulimin e koncertit, Noizy e ka pranuar edhe përmes një videoje të shkurtër ku ka kërkuar falje për mungesën duke premtuar se Linzit do t’i rikthehet në javët në vazhdim.

‘Nuk mujta me ardh për shkak të policisë, na ndalën’ – është shprehur shkurt Noizy pa precizuar se për çfarë problemesh bëhet fjalë.

Problemet që mund të ketë pasur Noizy janë kaluar shpejt meqenëse reperi ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncerteve të tij në ditët vijuese.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Rigels Rajku përmendet në këtë kontekst, pasiqë muaj më parë u tha se atij i është refuzuar viza amerikane teksa për mediat në Shqipëri ai kishte pranuar së fundmi se nuk lejohet të hyj në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Videon ku Noizy flet pak për ngjarjen mund ta shikoni KËTU. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm