Aktivizohet Samanta pas ‘Asnjo si un’

By

Kishte menduar të vepronte njëjtë sikurse kolegja e saj nga labeli, Dhurata Dora dhe të zgjidhte një producent nga Kosova për projektin e ri.

Por gjërat nuk shkuan siç i mendoi dhe Samanta Karavella aktualisht është e përqendruar në studion e Max Audio ku së bashku me Alandyn janë duke punuar për projektin pasardhës.

Kënga e cila është në finalizim e sipër do të vizualizohet edhe me videoklip dhe pritet të jetë gati për treg pas disa javëve.

Aktualisht ky label është duke punuar në projektet e dy artistëve të rinj që ka rekrutuar dhe pas saj pritet kënga e Samantës. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm