Data 18 nëntor është e veçantë për artisten, Rezarta Shkurta, pasi që pikërisht sot ajo feston ditëlindjen e saj.
Bukuroshja nga Durrësi, e cila ka kohë që po qëndron larg muzikës dhe fokusin e saj e ka zhvendosur mbi fotografinë, feston sot 38 vjetorin e lindjes.
Kujtojmë se Shkurta vite më parë ka qenë mes personazheve më të spikatura të showbizit vendor.
Në repertuarin e saj muzikor, Rezi numëron një mori hitesh, duke përfshirë “Matura”, “Budallaçkë e vogël”, “DJ” e plot të tjera.
Po ashtu, Rezi vazhdon të jetojë e lumtur krah bashkëshortit të saj Ermalit, nipit të liderit komunist Enver Hoxhës – dyshja kanë një vajzë, Herën.
Rezi gëzuar ditëlindjen edhe nga ne!