Showbizi përbënte një term të panjohur dhe intervistat e artistëve ishin shabllone e të koncentruara thjesht në tema periferike.
Brenda këtyre kondiktave përcaktohej terreni televiziv vite më parë kur u lind koncepti i Prive që servoi në një qasje diametralisht tjetër.
Intervista ku pyetjet befasi u bën nga diçka e pabesueshme në të zakonshme, ku e vërteta ekspozohej pa dorashka, ku në Kosovën e vogël arrihej të bëhej punë paparazzi e krahasueshme me mediat simotra përtej oqeanit bënë që fryma e risisë të përqafohej shpejt dhe lehtësisht nga publiku.
Për vite të tëra, Prive u bë dhe vazhdon të jetë dritarja më e pëlqyer dhe e besueshme për rrëfimet e showbizit. Reflektim i saj, pa dyshim se janë komentet, pëlqimet e shikimet.
Këto të fundit, sot kanë kapur shifrën rekorde prej 100 milionë të tilla në rrjetin Youtube, një shifër e paparë dhe e pa arritur për një program të vetëm, dhe dukshëm përpara krahasuar me shumicën e kanaleve televizive në Shqipëri e Kosovë.
Duke iu premtuar se rrugëtimi do vazhdojë edhe më fuqishëm, ju falemnderojmë për besimin që na bën emisionin numër një në trevat shqipfolëse.