Me Sonin dhe Skivin!

By

Tash e një kohë, është paralajmëruar dueti mes Skivit dhe Sonit që për shkaqe të ndryshme u shty për disa muaj rresht.

Por, drita e publikimit të këtij projekti është parë sonte në Prive ku dyshja promovuan këngën ‘Me mua’.

Soni tha se e vlerëson reperin Skivi që prej kohës së Skillz, teksa ky i fundit nënvizoi faktin se puna me Sonin ishte kënaqësi dhe privilegj.

Por a patën probleme gjatë bashkëpunimit ?! Soni me shaka potencoi se ka pasur ‘luftë në heshtje mes dy akrepash në horoskop’, por kritikat e Skivit ishin konstruktive pasiqë ato sipas këngëtares ishin me vend.

Të pyetur se a do jenë së bashku në koncerte dyshja, ata deklaruan se kjo varet nga kërkesa.

Intervistën e plotë të Sonit dhe Skivit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm