Dy javë më parë, Prive ishte e para që raportoi për dyshimet se Teuta Krasniqi është shtatzënë.
Dyshimet u shtuan kur u anulua shfaqja ‘Gishti’, nga burime të sigurta të Prive pikërisht për shkak të shtatzënisë.
E Teuta para pak çastesh ka folur për këtë çështje në emisionin Natën me Fatmir Spahiun.
Ajo e ka konfirmuar shtatzëninë duke thënë se këtë e ka kuptuar në ditët kur ka realizuar setin fotografik me Veton Osmanin.
Teuta poashtu konfirmoi raportimet e djeshme të Prive se ajo ka ndalur punët në shfaqjen ‘Gishti’ shkaku i shtatzënisë, me urdhër të mjekut.
Kujtojmë se ky fëmijë që vjen për pak muaj në jetë është fryt i dashurisë me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën, me të cilin Teuta kurorëzoi privatisht dashurinë pak muaj më parë. /Prive.al/