Nora Istrefi vjen në Prive për të promovuar projektin e saj të ri “Sa t’kom dasht”. Një prodhim muzikor që u kthye menjëherë në refren të momentit.
Nora flet për këtë rikthim pas një pauze, për të cilën u shpreh se është e vështirë të jesh nënë dhe këngëtare në të njëjtën kohë.
Por tani kur Renee ka bërë disa muaj, Nora solli këngën e re që u komentua jashtëzakonisht shumë. Një ndër fjalët e lirikës që ra në vesh ishte ‘papak’. Për të Nora tha se nuk ka asgjë personale dhe nuk ka ndonjë ‘papak’ në jetën e saj pasi tani është familjare.
Nora u shpreh edhe njëherë pavarësisht faktit se ka shumë thashetheme ato nuk ndikojnë tek ajo./Prive