Coldplay zbulojnë datën e publikimit të albumit të ri

By

Coldplay është rikthyer me një album të ri.

Grupi ka njoftuar albumin e tyre të dhjetë “Moon Music”, i cili pritet të publikohet më 4 tetor, pas “Music of the Spheres” të vitit 2021.

Kënga e parë e albumit, “feelslikeimfallinginlove”, do të dalë këtë të premte dhe albumi është prodhuar nga producenti i pop-it, Max Martin.

Coldplay vijon të mbetet ndër grupet më të popullarizuara në botë, me hite të tilla si: “Paradise”, “Hymn for the Weekend”, “Princess of China” e plot të tjera.

Artikuj të ngjashëm