Ditë më parë, Zana Avdiu bëri një postim në llogarinë e saj në Facebook duke deklaruar se tani me një ligj të ri, femrat mbi 18 vjeç, mund të bëhen nëna edhe pa qenë të martuara. Madje edhe pa pasur nevojë për një burrë.
Kjo sipas saj, vajzat mund ta bëjnë këtë me fertilizim të asistuar-IVF, që parashihet të përfshihet në ligjin e ri për shëndetin riprodhues.
Ky opinion i saj ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale dhe komente ndaj saj.
I tillë ishte reagimi i Bim Bimmës, i cili në një postim në Facebook u shpreh i ‘ashpër’ ndaj postimit të Zanes.
“Oh kuku nonë inflluencerja! Fara e jetës vjen prej mashkulli (burri), jo prej laboratori! Faren e jetës e man’ (mbanë) femna (gruaja), jo mitra e pllastikes me kablla t’rrymës,” tha ndër të tjerash reperi.
Shihni postimin e tij të plotë më poshtë! /Prive.al