Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar për raportet mes Bucit dhe Santianës.
Mane është shprehur se si Bucit ashtu edhe Santianës i mungon shoqëria e njëri-tjetrit.
Për Bucin ai tha se është më strateg se Santiana, ndërsa ajo është më e pafajshme në raport me Bucin.
“Ju duhet të afroheni me njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë tha shoqja jote Buci, ju keni nevojë për njëri-tjetrin”, është shprehur Mane.
Anita Haradinaj ka komentuar raportin aktual mes Santianës dhe Bucit.
Ajo është zotuar të besojë fuqishëm “në pjekurinë dhe maturinë” e dyshes, derisa për Bucin kishte edhe këshilla.
“Buci, ti pranë Santianës ke shkëlqyer si një yll. Kështu që vazhdo dhe mbajeni lojën bashkë”, ka thënë ajo pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.