A po ia bllokojnë koncertet në Prishtinë 2Ton-it?! (VIDEO)

By

Falë hiteve të mëdha në diskografinë shqiptare, reperi 2Ton viteve të fundit është një ndër emrat më të preferuar.

Me shumë fansa, ato që pasojnë normalisht se janë koncertet e shumta.

Në agjendë, ai vazhdimisht ka shumë koncerte kudo që flitet shqip mirëpo kryeqyteti ka munguar në mesin e listave.

Ky fakt bëri që të lindin pikëpyetje se pse reperi nga Ferizaji nuk performon në Prishtinë dhe realisht a është dikush që po ia ndalon.

I pyetur sonte në emisionin NIN tek pjesa e dytë me Alaudin Hamitin dhe Meriton Mjekiqin, 2Toni nuk e përjashtoi plotësisht këtë pjesë.

‘Nuk është pengesë e as nuk më ka pengu kërkush. Kemi pasë ofertë por nuk kemi pasë datë. Nashta janë disa menaxhera që janë bo kllapa në veti por provojnë me të ndal, provojnë me të shti në rreth por une kam punë me popull’ – deklaroi Avdyli. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm