E dashura e Neymar theu heshtjen mes akuzave se ylli brazilian i futbollit mund të ketë qenë i pabesë teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e çiftit.
Videoja e postuar të hënën në X duket se tregon Neymar, 31 vjeç, duke festuar me të paktën dy gra të paidentifikuara, duke ndezur thashethemet për tradhti.
⏯️ Neymar curte festa na Espanha com duas mulheres, revela Leo Dias.
O jornalista revelou com exclusividade um vídeo no qual Neymar aparece curtindo uma balada ao lado de duas mulheres na Espanha.
Leia: https://t.co/Mxj4dLHEVP pic.twitter.com/mhZr37m73A
— Metrópoles (@Metropoles) September 18, 2023
29-vjeçarja Bruna Biancardi, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, e ka adresuar videon virale të mërkurën në Instagram Story.
“Jam e vetëdijshme për atë që ndodhi dhe përsëri jam e zhgënjyer, por në fazën përfundimtare të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimet e mia janë të drejtuara te vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj në këtë moment”, ka shkruar Biancardi.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet me dashuri.” /Prive.al