Rita Knudsen Augestad ka dhënë fjalën e saj në lidhje me raportimet për ndarje nga bashkëshorti i saj, lideri i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.
Norvegjezja, siç ndodh shumë rrallë ka përdorur rrjetin social Facebook për t’u prononcuar.
‘Lajmi’ i publikuar nga media të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim Albin Kurtin janë qartazi plotësisht të pavërteta. Ky është një nivel i ri i ulët për këta që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme – është shprehur Rita në postiminin e saj.
Ndryshe, pas raportimit të lajmit, zyra për komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, me diksursin e saj raportimin e Prive e portretizoi si të ndërlidhur me agjenda politike.
Redaksia e Prive qartëson se ky terren nuk ka qenë e as nuk do jetë ndonjëherë influencë në ujërat në të cilat lundrojmë.
Çiftit, i urojmë çdo të mirë në jetën e tyre të përbashkët! /Prive.al/