Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka përjetuar një befasi të këndshme nga njëra prej konkurrenteve në audicionin e ”The Voice Australia”.
Kjo pasi në skenë u shfaq një vajzë 16-vjeçe me emrin Sihana Haxhnikaj.
Me t’u prezantuar, Ritës “ia vrau veshin” emri dhe mbiemri i saj, duke e pyetur edhe një herë se si quhet:
Rita: “Si quhesh?”
Sihana: “Sihana Haxhnikaj”
Rita: “Më duket si emër i njohur. Nga je?”
Sihana: “Jam nga Kosova”
Rita: “O Zot, edhe unë prej atje vi. S’ka mundësi! A je rritur këtu?”
Sihana: “Po”
Më pas Rita “ia grahë” në shqip, duke e quajtur Sihanën “zemër” dhe duke e përshëndetur familjen e saj në shqip.
“Si jeni? Mirëmrama”, u tha Rita nënës e babait të Sihanës.
Kur Rita e pyeti se çfarë e bëri që të niste këndimin, Sihana i tha: “Në të vërtetë, ju më keni bërë të nisi të këndoj”.
Këtu Rita u emocionua shumë duke u ngritur nga vendi i saj e duke e përqafuar atë.
Më tej, Rita e sqaroi çështjen e afërsisë së saj të papritur me Sihanën, duke thënë se shqiptarët janë pak si popull, por “jemi pothuajse si familje”.
Dhe këtu, Rita njoftoi se Sihana është përzgjedhur në ekipin e saj për në raundin tjetër.
E meqë Sihana u bë sensacion “brenda natës”, gazetari Milot Hasimja e zhvilloi një bisedë me të, ku foli gjerë e gjatë për veten dhe familjen e saj.
Për më shumë, ndiqeni intervistën më poshtë: