Capital T sjell disa sekuenca të projektit të ri muzikor

By

Capital T ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje të reja muzikore.

Ai ditë më parë ka paralajmëruar albumin “Heart broken kids” i cili do të lansohet më 21 dhjetor.

Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se një ndër këngët e albumit do të publikohet së bashku me videoklip.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Nashta” mban titullin projekti i ri, i cili do të publikohet së bashku me këngët e tjera të albumit.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T u shpreh: “Njo prej perlave t’mia të preferuara, Nashta”.

Artisti ka ndarë gjithashtu disa sekuenca nga kënga e re. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

 

Artikuj të ngjashëm