Capital T bën njoftimin e rëndësishëm, ‘shefi’ ia ndryshon pak planet

By

Teksa numërimi prapa ka nisur për ‘Time Capsule’, eventin më të rëndësishëm kulturor të verës në kryeqytet, Capital T ka bërë një njoftim të ri.

Reperi përmes një video në rrjete sociale i ka lajmëruar ndjekësit për një zhvendosje te koncertit nga stadiumi i kryeqytetit por jo larg prej tij!

Koncerti do të zhvillohet në parkingun e madh pranë stadiumit dhe kjo shkaku i arsyeve teknike.

Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, reperi ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.

Zhvendosja lidhet me ruajtjen e stadiumit i cili do të shfrytëzohet për ndeshje të kualifikimeve ndërkombëtare dhe poashtu nisjen e sezonit të ri të Superligës së Kosovës.

‘Thirr shefi në telefon. Duhet me ma lëshu stadiumin. Nuk guxon me ma rreziku, duhet me u largu prej aty. Kështu kur e ke punën primare. Kështuqë duhet me dëgju por nuk jemi larg, jemi ngjitur me stadiumin në parking’, shprehet Trimi duke vulosur se për stadiumin nuk ka kompromis nga Kryetari Ademi as kur performuesi kryesor qëllon të jetë i biri!

Kapo ka bërë të ditur që nesër zbulohet një artist i kalibrit ndërkombëtar që do të performojë me datë 11 gusht.

Deri tani ‘Time Capsule’ ka të konfirmuar emra të mëdhenj si 2po2, Alban Skënderaj, MC Kresha, Majk, Lyrical Son, Ledri Vula e Elvana Gjata.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Artikuj të ngjashëm