Këngëtarja Gresa Behluli ka përfunduar dy këngë të reja. Njëra nga to është shkruar nga kolegja e saj, Dhurata Dora, teksa e dyta është punuar në studion e Adrian Gaxhës.
Kjo e fundit do të realizohet shumë shpejt me videoklip por xhirimet nuk kanë nisur akoma për shkak të motit.
Në këtë projekt Gresa do të vij vetëm dhe jo në bashkëpunim.