Pse Rita Ora ishte gati të ndalonte së krijuari albume muzikore?

By

Publikimi i albumit të fundit për këngëtaren me prejardhje kosovare, Rita Ora, është një rikthim në muzikën ndërkombëtare.

Kështu është deklaruar edhe vet artistja, e cila tha se “You and I” është kthyer në një ditar për të në njohjen e vetvetes.

“Ky album është shumë më i rëndësishëm për mua sesa mendoja se do të ishte”, tha 32-vjeçarja.

Ora kontratën e saj të parë muzikore e nënshkroi me Roc Nation në moshën 16-vjeçare ku fitoi famë globale në fillim të vitit 2010 me disa hite të cilat ishin të parat në toplistat britanike, duke përfshirë këngët “Hot Right Now” me DJ Fresh dhe “How We Do (Party),” ajo më pas e publikoi albumin “Ora”, i cili ishte numër një në të gjithë Anglinë.

Ajo vazhdoi të korrte suksese me këngët si “Black Widow” me Iggy Azalean dhe “I Will Never Let You Down”. Por në vitin 2015, ajo e paditi Roc Nation me akuza për neglizhencë ndaj karrierës së saj. Kompania e kundërpaditi këngëtaren për shkelje të kontratës dhe të dyja palët arritën një marrëveshje në vitin 2016.

Muzikantja më pas nënshkroi kontratë të re me Atlantic Records për publikimin e albumit të saj të dytë, Phoenix të 2018-ës, i cili i solli disa hitet që ishin në top dhjetëshen britanike. Megjithatë,

Ora ndjeu se shtëpia diskografike po i merrte shpërblimet e saja, pasi kompania kishte në pronësi këngët e saj.

Pavarësisht se i pëlqenin projektet dhe këngët që punonte, ajo përfundimisht u ndje pasigurt për të krijuar një album tjetër.

“Ishte sikur të thoje në rregull, unë tani dua të jem në gjendje ta bëj këtë përsëri duke zotëruar muzikën time, dhe ajo betejë ishte e vështirë. Unë thjesht thoja: ‘A ia vlen? Nuk e di. Mendoj se fillova të vë në dyshim forcën time”, ka thënë Ora.

Në fillim të vitit të kaluar, Ora u kontaktua nga BMG Rights Management për një marrëveshje të re diskografike që do t’i lejonte asaj të kishte pronësinë e plotë të çdo këngë që ajo krijon.

“Ata më thanë ‘Dëgjo, bëj çfarë të duash. Ne do të donim të ishim pjesë e udhëtimit tënd”, shpjegon ajo, duke vënë në dukje se oferta ndihej si “muzikë për veshët e mi”.

Në mes të kontratës së re dhe lidhjes së saj me Taika Waititi, me të cilin u martua në gusht të vitit të kaluar, Ora u ndje e inspiruar për të krijuar albumin “You and I”.

“Mirë Rita u ngrit përsëri në këmbë”, tha ajo. “U rilidha me gjithçka në jetën time që duhej të përmbushej, dhe nga aty filloi albumi im i tretë,” përfundoi Rita.

Artikuj të ngjashëm