Ky aktor do të marrë pagesën më të madhe ndonjëherë për një film

By

Dwayne Johnson – The Rock pritet ta pranojë shumën më të madhe që ka marrë ndonjë aktor për një film.

The Rocku do të jetë pjesë e komedisë së Amazon Prime Videos, “Red One”, ku do të luajë bashkë me Chris Evansin, JK Simmonsin, Lucy Liun dhe Nick Krollin.

Sipas raportimeve nga Puck, ish-mundësi do ta pranojë një shumë prej 50 milionë dollarësh për rolin e tij në këtë film.

Kjo do t’ia kalonte 40-milionëshit që e kishte marrë Robert Downey Jr. për paraqitjen e tij në “Captain America: Civil War” dhe Will Smith për “King Richard”.

Artikuj të ngjashëm