Anwar Hadid është sërish në lidhje dashurie.
24-vjeçari u pa duke u kapur për dore me të dashurën e re Sophia Piccirilli pas ndarjes së tij nga Dua Lipa.
Dyshja, ecnin dorë për dore ndërsa ishin duke shëtitur në New York City të mërkurën.
Një burim i brendshëm thotë për Page Six se Hadid ka disa muaj që është në lidhje.
Në fakt, modelja e Ford së fundmi iu bashkua të dashurit të saj në shtëpinë e Hadids në Pensilvani për të festuar ditëlindjen e tij.
Lajmi për romancën e tyre vjen vetëm një muaj që kur Hadid ndau një mesazh alarmues në rrjetet sociale pasi Dua Lipa bëri publike romancën e saj me Romain Gavras.
“Duke u përpjekur për të mos e gjetur dhe vrarë atë”, ka shkruar këngëtari në një selfie në Instagram Story, vetëm dy ditë pasi Lipa dhe Gavras kaluan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.