Para Sanremos, Alketa Vejsiu shijon Miamin!

By

Pas rrëmujës mediatike të edicionit të 58-të të festivalit  në Radio Televizionin Shqiptar dhe pak javë para atij Italian Sanremo, Alketa Vejsiu ka menduar disa ditë pushim për vete.

Prezantuesja e njohur e ekraneve shqiptare është duke qëndruar në Amerikë, e madje 48 orët e fundit ka qenë të mbushura me argëtim për të në Miami.

Siç e ka shprehur edhe vetë, muzika është pjesë e pandashme e jetës së saj dhe çdo postim që ka bërë ka pasur hitet aktuale me të cilat ka kërcyer.

Padyshim, që këto momente për ti mbushur bateritë i janë dashur Alketës, e cila shumë shpejt niset drejt Italisë, për të drejtuar festivalin më të madh atje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm