Publikohet kënga e re e Sin Boy për të cilën falsifikoi edhe vdekjen e tij

By

Javë më parë, në rrjete sociale u aludua për vdekjen e Sin Boy nisur nga disa pamje në rrjete sociale ëq vendosnin reperin në një veturë ambulance në dukje i pavetëdijshëm.

Për të nxitur më tej besueshmërinë e këtij akti publiciteti nga reperi, nëna e reperit ndërroi foton e profilit në Instagram në një foto të zezë, ndërkaq motra e tij publikoi një postim ku shkruhej “Pushofsh në paqe”.

“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto kohë. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994 – Përgjithmonë”, shkruhej në një tjetër postim në llogarinë zyrtare të reperit në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy)

Ndërkaq, ai tani është rikthyer në Instagram për të promovuar këngën e tij të re të shoqëruar me videoklip.

Sin Boy publikoi “France” dhe ju ftojmë ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm