Aktorja amerikane dhuroi spermën e burrit të saj për një arsye mjaft interesante

By

Në një intervistë të re të saj, aktorja amerikane Ginnifer Goodwin, “tha se ajo dikur i ofroi spermën e bashkëshortit të saj Josh Dallas një shoqes së ngushtë që donte të bëhej nënë.

“Meqë ra fjala, i ofrova spermën e tij një prej shoqeve të mia më të mira, e cila do të bëhej nënë beqare”, tha ajo në program, për “People”. “Dhe burri im dhe shoku më i mirë ishin ata që thanë: “Kjo mund të çojë në komplikime”. Dhe unë thoja: “Thjesht ndihem sikur duhet të riprodhosh”.

Çifti, i cili u martua në vitin 2014 kanë dy fëmijë por kjo nuk e pengoi aktoren të krijojë një përrallë të re edhe për shoqen e saj.

Në 2015 People’s Choice Awards, Ginnifer tha se të bëhesh prind ishte “shumë më mirë” sesa mund ta imagjinonte më parë.

“Më bën të ndihem sikur aktrimi nuk është aspak kreativ,” tha ajo, “por duke qenë prind, kujtdo që është prind dua t’i dhuroj një Oskar”.

Artikuj të ngjashëm