Kallashi mbetet pa punë, e mbyllë me klubet?

By

U bë e njohur si valltare në një prej klubeve të natës, aktivitet të cilin e ushtroi për shumë kohë në të njëjtin vend.

Më pas, mospajtimet u krijuan dhe Kallashi u zhvendos në një tjetër klub nate për të gjithë ata që donin ta shihnin nga afër.

Por, mesa duket Kallashi e ka mbyllur me këtë pjesë, të paktën tani për tani.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë një bisede me dikë anonim që ankohet se është “verbuar pa e parë” meqë valltarja nuk është më në asnjë vend [për të performuar].

“Zoti ua shtoftë gajretin”, shprehet Kallashi në bisedën e ndarë.

Mbetet të shihet nëse kjo shkëputje është e përkohshme apo e përhershme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm