Pas përplasjes së Melisës me Xhulin, Afrona Dika ka diçka për të thënë

By

Afrona Dika ka të preferuarën e saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Pas përplasjes së mbrëmshme mes Julianës dhe Melisës ku kjo e fundit filloi të qajë, Afrona Dika ka reaguar për Julianën.

“Ti nuk e di çfarë do të thotë femër e fortë,” ishin fjalët e Melisës drejtuar Xhulit, ndaj të cilave ka reaguar Afrona.

“Oh zemër sa keq që nuk jam aty, se të gjithëve ju kisha tregu vendin! Turp duhet me ju ardhë për këtë lloj bullizmi! Juliana vazhdo të jesh vetvetja femër e fort, e bukur, modeste dhe mbi të gjitha e zgjuar si femër,” ishin fjalët e Afronës drejtuar Xhulit.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm