Banorja e shtëpisë së madhe Big Brother VIP Kosova, Vivien duket të jetë ftohur në raportin e saj me Getinjon, dhe gjërat mes dyshes po ashtu duken të jenë ndërlikuar mes çiftit të parë në shtëpi.
Por, gjithsesi ajo i ka kërkuar falje Getinjos, duke thënë – “Nëse të kam bë ndonjë gjë të kë keqe të kërkoj falje, nuk jam ai njeri unë që jep energji të keqe”.
Një gjë e tillë është mohuar nga rep artisti, Getinjo.
“Nuk ke nevojë me më kërku falje, thjesht mos kërko shpjegime për senet që i bon ti”, ka thënë Getinjo.