Labi bën të ditur se Arbeniti është nisur për shërim në Turqi

By

Labinot Tahiri nuk po ndalet me veprimet e tij për t’iu gjendur në ndihmë personave në nevojë në vendin tonë.

Pak ditë më parë, këngëtari vizitoi në repartin e pediatrisë 9 vjeçarin Arbenit Haziri i cili kishte nevojë për transplant të mëlqisë.

Pas një mobilizimi në rrjete sociale, u arrit të grumbullohej edhe një shuma e mbetur. E sot Labi bëri të ditur se djaloshi është nisur për shërim në Turqi.

Pasi isha pjesë e lobimit, dua ti falemnderoj nga zemra, të gjithë ata që e kanë ndihmuar Arbenitin!  Arbenitit sherim sa më të shpejtë. – ka shkruar Labi. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm