Këngëtarët serbë vijojnë të influencohen nga muzika shqiptare. Kësisoj, së fundmi listës së artistëve shqipfolës që bien pre e “vjedhjes së këngëve” i bashkohet edhe Noizy me Loredanën, shkruan Klan Kosova.
Kënga “Heart Attack” që ishte një ndër hitet më të mëdha të verës që shkoi, thënë më saktë vija melodike e saj, është vjedhur komplet dhe pa të drejta autoriale nga rep artisti dhe youtuberi serb, Baka Prase.
E titulluar “MPQRC”, kënga e Bogdan Iliq, i njohur me nofkën skenike si Baka Prase, është një “diss” kundrejt pronarit të televizionit serb TV Pink, Zeljko Mitroviq.
Kënga e artistit serb është fshirë nga Youtube si shkak i shkeljes së të drejtave të autorit. /Prive.al