Kjo do të jetë surpriza e radhës në super spektaklin e Big Brother VIP Kosova (FOTO)

By

Sonte është Prime i radhës në BBVK dhe si përherë na pret një mbrëmje e gjatë me shumë zhvillime.

Por sonte ka festë të dyfishtë brenda shtëpisë, sepse banorët dhe të gjithë shikuesit kanë shumë për të festuar.

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës banorët do të kenë muzike dhe atmosferë të jashtëzakonshme brenda shtëpisë ku do ta shijojnë edhe të gjithë shikuesit.

Leonora Jakupi do të jetë artistja që do të kujdeset sonte për atmosferen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Por, kjo nuk do të jetë surpriza e vetme që do të ndodhë sonte gjatë natës Prime në Klan Kosova.

Grupi “Shamikuqet”, defatoret dhe valltaret e Ferizajit do të jenë sonte në Big Brother VIP Kosova, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm