Ledion Liços i ndërpritet energjia elektrike pas denoncimit nga gazetari ?!

By

Pak ditë më parë, një deklaratë e gazetarit Bledi Mane vërshoi rrjetet sociale. Ai aty akuzonte kolegun e tij Ledion Liço se tash e dhjetë vite nuk shlyen detyrimet e pagesës së energjisë elektrike.

E duket se ky postim në rrjete sociale, të paktën siç pretendon Bledi, ka pasur efektin e duhur.

Ai ka njoftuar se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndëprerë abonentit energjinë e cila është rikthyer sërish pas shlyerjes së detyrimeve.

Nuk dihet se cila realisht është e vërteta në këtë histori, por ajo që dihet sigurt është se e gjitha ka kaluar pa asnjë koment nga Ledioni që nuk ka marrë mundin të demantojë deklaratën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm