Në cilën fazë është marrëdhënia e Duas me Trevor Noah?

By

Dua Lipa ishte gati të ‘fluturonte’ gjatë takimit të saj gjatë një darke me Trevor Noah fillim të kësaj jave, mëson ekskluzivisht Page Six.

Ylli i popit e lindur në Londër, dhe komediani nga Afrika e Jugut, u panë të mërkurën mbrëma duke ndarë një vakt intim në Miss Lily’s në East Village të New York-ut, për të cilin një burim i brendshëm tha se ishte një vend i zgjedhur nga Noah.

Informatori thotë se Lipa u “godit” në atë që ishte “padyshim një takim”, megjithëse është thënë se dyshja është në fazat “shumë të hershme” të njohjes me njëri-tjetrin.

Një burim i veçantë thotë se Lipa dhe Noah nuk janë zyrtarisht çift.

Fotot nga dalja e çiftit i tregojnë ata të ulur afër gjatë darkës, por shumë larg klientëve të tjerë, përpara se të nisen për një shëtitje më pas.

Artikuj të ngjashëm