Kuzhinieri shqiptar tregon se çfarë kishte gatuar për Mbretëreshën Elizabeth

By

Shefi i njohur i kuzhinës, shqiptar Ismet Shehu ka pasur fatin të takojë për nga afër Mbreterëshën e ndjerë dhe të gatuajë për të.

Në një lidhje me emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, Shehu tregoi se mes grupit të studentëve ai ishte zgjedhur për të shkuar në Buckingam Palace.

“Ka qenë emocion i veçantë që kur jam përzgjedhur tek klasa, ku disa studentëve s’u vinte mirë pse një shqiptar të shkojë të shërbejë në pallatin mbretëror. Emocioni ishte shumë i madh, vetëm brohoritjet që dëgjoheshin nga njerëzit e grumbulluar jashtë pallatit të jepnin emocion të veçantë”, tha Shehu.

Shehu tregoi se mbretëreshës Elizabeth i ishin shërbyer 7 lloje pjatash dhe ishin të gjitha me peshk.

“I gjithë gatimi ka qenë me peshk, me detaje shumë të vogla, salmon sallata, supë”, tregoi Shehu. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm