Dafina shfaqet siç nuk e kishte menduar, e përlotur në TikTok

By

Rastin e rëndë të përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Dafina Zeqiri e ka përjetuar shumë rëndë emocionalisht.

Gjendjen ia kanë rënduar komentet e ndryshme në rrjete sociale, ndaj të cilave ajo ka vendosur të reagojë.

Këngëtarja ka shfryëtzuar rrjetin TikTok për të thënë fjalën e saj.

“Po e kam të vështirë të gjej fjalët dhe të them sa e zemëruar dhe e pikëlluar jam. Ndaleni këtë bullsh*t “qysh po veshni”, “po qitni këngë seksi”, “po dridhni b*thët në klube”. Nuk e keni të drejtët të merrni çka s’është e juaja dhe pikë” – është shprehur ajo mes tjerash.

Në videon të cilën këngëtarja shprehet se nuk e kishte imagjinuar veten që do ta xhirojë ndonjëherë, ajo mes tjerash shprehet se këto janë “çështje shumë serioze” dhe kur sheh disa prej komenteve bëhet “tepër, tepër nervoz”. /Prive.al

@dafinapipinazeqiri

Im struggeling to even say the words i want to say thats how mad, sad, I am! Stop this bullshit “kqyre qysh pk veshni? Po qitni kong sexy? Pe dridhni botht n’cllube” u dnt have the RIGHT to TAKE WHATS NOT URS EDHE PIKE!!!!!

♬ original sound – Dafina Zeqiri

Artikuj të ngjashëm