Tani mund ta flisni rrjedhshëm gjuhën e “Game of Thrones”

By

Tani e tutje mund ta keni mundësinë të mësoni gjuhën e përdorur në Game of Thrones, pasi aplikacioni i njohur “Duolingo” ofron kursin në “High Valyrian”.

Game Of Thrones' fans can now learn High Valyrian online for free

‘Valyrian’ sigurisht nuk është një gjuhë reale, por e krijuar për serialin “Game of Thrones’ nga David J. Peterson. Në fakt ‘Duolingo’ bashkëpunoi me Peterson në 2019 për të krijuar një kurs ‘High Valyrian’ në aplikacion, duke u nisur nga popullariteti i jashtëzakonshëm i shfaqjes televizive.
Ndërkohë tani, në përditësimin më të ri, “Duolingo” po shton 159 fjalë të reja në fjalor, të gjitha në “High Valyeian”, për nder të publikimit të serialit “House of Dragon”, që është një spin off i “Game of Thrones”, i tëri i dedikuar për shtëpinë Targeryan. Ata që janë të interesuar të flasin në “High Valyrian”, falë Duolingo-s mund të mësojnë si të diskutojnë, flasin për veten e tyre dhe komandojnë dragonjtë me aq ekspertizë sa Daenerys Targaryen.

“House of Dragon”, do të nisë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Seriali bazohet në romanin “Fire & Blood” të George R.R. Martin, i cili tregon historinë e Shtëpisë Targaryen, 200 vite përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”.

Artikuj të ngjashëm