Kjo është ‘Magjia’ e 2022-ës nga Rovena!

By

Dy dekada pas publikimit origjinal, këngëtarja e njohur Rovena Stefa e ka sjellë të ripërpunuar hitin e saj të pavdekshëm “Djalo më bën magji”.

Këtë e paralajmëroi Rovi të premtën në një intervistë për Prive.

“Magjia” e 2022-shit është rifreskuar pak. Për pjesën e miksit dhe produksionit është përkujdesur Mixey teksa videoklipi shumë i kuruar vjen nga Valon Aziri.

Këngëtarja në këtë projekt vjen për të parën herë duke provuar pak ujërat e hip-hopit.

Projektin e risjellë të kuruar në çdo detaj, e ndiqni të plotë në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm