Brenda shtëpisë së Malumas!

By

Maluma na ka treguar se si duket shtëpia e tij nga brenda!

Këngëtari 26 vjeçar i hitit “Felices los 4” e dha një turne digjitale për Architectural Digest të shtëpisë së tij në Medellin të Kolumbisë, teksa është në karantinë për shkak të krizës së shëndetit global.

“Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh në shtëpi, sepse unë jam gjatë tërë kohës nëpër turne. Kam qëndruar këtu për më shumë se tre javë. Ndihem shkëlqyeshëm që po e shijoj shtëpinë time. Kisha nevoje për këtë dhe t’i shoh të gjitha gjërat që i kam krijuar për një kohë të gjatë”, sqaroi ai.

Maluma i vuri  në pah disa prej gjërave të shtëpisë së tij, përfshirë ashensorin dhe kuzhinën. Ai po ashtu  zbuloi se gjithmonë e bën vet kafenë e tij dhe e shfaqi koleksionin e tij personal të gotëve, ku përfshihen fotografi të nënës, babait dhe motrës së tij.

Artikuj të ngjashëm