Të premten, përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, Prive dha lajmin e dasmës së çiftit të njohur, Njomza&Rinor.
Mbi zhvillimin, Njomza ka ndarë detaje në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka treguar se dasma do zhvillohet në Gjakovë. Numri i të ftuarve do jetë i kufizuar.
Njomza nuk do vishet me veshje tradicionale. Për më tepër, nuk do ketë as kanagjeq.
Por, përkundër se tradicionalja do të mungojë, Njomza është shprehur e bindur që do bëhet perfekt për të dy.
Mezi po presim! /Prive.al