Majki, 300 mijë shikime për 12 orë

By

Mbrëmë në orën 19, Majki publikoi projektin e ri solo të titulluar ‘Dashni’.

Kënga u pëlqye jashtëzakonisht shumë  ndonëse ishte objekt komentimi edhe për një inspirim të mundshëm nga këngëtar francez.

Por, pa asnjë dyshim, ajo po rezulton të jetë një sukses i vërtetë. Për 12 orë nga momenti i publikimit, kënga ka arritur të grumbullojë 300.000 shikime të verifikuara, pa llogaritur shikimet që numërohen më ngadalë me vonesë nga Youtube.

Se a do të ketë suksesin e ‘S’jena mo’ kjo mbetet të dëshmohet nga koha, mirëpo me gjasë, edhe ‘Dashni’ është në po atë rrugë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm