Janë bërë dy vjet që kur Don Xhoni hyri bujshëm në industrinë e muzikës.
Për të shënuar rastin ai publikoi edhe një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në Instagram.
“Nuk kam nevojë për me më vlerësuar një individ ose një media, puna duket. Krejt e dinë se çfarë është bërë për dy vjet, e dinë që nuk ka artist shqiptar që ka arritur prej 0 deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujore. Fakt 100 %. Por pa marrë parasysh pozicionin dhe suksesin tim momental, unë prapë nuk jam i ngopur në punë, e di që kemi me shkuar në nivele të tjera.
Unë i besoj punës time e me emër të Zotit, kam me dëshmuar hala që kam shumë për të dhënë dhe me arrit, normalisht bashkë me juve dhe dhe krejt njerëzve që kam përreth”, shprehet Don Xhoni. /Prive.al