Për një pjesë dërmuese, Donaldi dhe Romeo ngjajnë si dy pika uji dhe si të tillë mezi dallohen.
Binjakët më të komentuar të momentit patën një moment të tillë edhe në “Big Brother VIP” ku gati asnjë nga banorët nuk e vërejti ndërrimin e tyre, me përjashtim të Einxhel.
Ndonëse janë gati identikë, dallimi i tyre qëndron pak tek bukuria.
Këtë ia ka thënë me doza humori Donaldi binjakut të tij, Romeos në një postim në Instagram ku shfaqen të dy.
“E njëjta buzëqeshje. Ok unë jam pak më i bukur” – ka deklaruar Donaldi.
Si mendoni ju? /Prive.al